Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

17 Dhjetor 2024 | 18:03

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë këtë të martë rreth orës 18:02 në Shqipëri.

Sipas informacioneve paraprake tërmeti ishte me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter dhe epiqendra ishte në Qarkun e Dibrës.

Nga komunikimet e para me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër, Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk raportohen dëme materiale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.

Njoftimi nga Instituti i Gjeoshkencave

“Në datën 17/12/2024, ora 18:01:37 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët, i cili pas rivlerësimit, rezulton i madhësisë M3.8 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 15.2km”.

📍 Epiqendra është lokalizuar në Selishtë, Dibër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Gjirokastër, ku humbi jetën 15-vjeçari A.P. pasi u fut për t’u larë në pishinë,...
09:10 | 11/06/2026

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi e cila është në pritje të një fëmije, morën pjesë në marshimin e zhvilluar në Tiranë. Fotot...
22:47 | 10/06/2026

“Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë

Gazetari Roland Qafoku tregoi në emisionin Now ne Euronews Albania, përvojën personale nga atmosfera e protestës që po zhvillohet për të 11-ën ditë me radhë...
22:41 | 10/06/2026