BE-ja nis hetime ndaj TikTok-ut për ndërhyrje në zgjedhjet rumune
Bashkimi Evropian ka nisur një hetim ndaj platformës TikTok pas dyshimeve se ajo është përdorur nga Rusia për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani.
Kandidati i pavarur Calin Georgescu, me prirje miqësore ndaj Moskës, fitoi në raundin e parë më 24 nëntor, duke shkaktuar polemika. Pas akuzave të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rumanisë për ndërhyrje të një “aktori shtetëror”, Gjykata Kushtetuese anuloi rundin e parë të zgjedhjeve dhe vendosi përsëritjen e tyre.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, konfirmoi hetimin ndaj TikTok-ut për shkelje të Aktit për Shërbimet Digjitale, duke kërkuar qasje në të dhënat dhe algoritmet e platformës. TikTok-u tani duhet të sigurojë dhe ruajë të dhëna të lidhura me këtë çështje.
Ndërkohë, senatorë amerikanë kanë dënuar ashpër ndikimin e dyshuar rus, duke e cilësuar atë si pjesë të “luftës hibride” të Vladimir Putinit për të minuar proceset demokratike në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve