Mesazhi i SHBA për ‘non-grata’-t, Koka: Ambasada Amerikane ka kërkuar nga Berisha…

17 Dhjetor 2024 | 21:41

Gazetari Bledian Koka ishte i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania i cili ka diskutuar për mesazhin e SHBA ndaj Berishës para zgjedhjeve.

Ai gjithashtu ka zbardhur dhe diskutimet nga takimet e deputetëve të PD me Ambasadën Amerikane.

“Ideja që ne nuk bashkëpunojmë me ‘non-grata’-t, ka rënë si narrativë. Nga koha kur Yuri Kim doli në derën e PD dhe u tha demokratëve që nëse ata shkoni mbrapa Sali Berishës, do ‘hajnë bar’, kjo ka ndryshuar dhe kanë rrjedhur shumë ujëra, ujëra që treguan se demokratët që ‘hanin bar’ kishin të drejtë.

“Sa i përket takimeve e 3 ditëve më parë me delegacionin e PD, anëtarët kanë shprehur pikëpamje të ndryshme. Tomor Alizoti ka folur mbi shqetësimin më të madh që ka Shqipëria dhe partnerët tanë, ajo e ekzistencës së bandave kriminale. Këtë shqëtësim e shof të pasqyruar në deklaratën e bërë sot të Van Horf në facebook të Ambasadës Amerikane, ku flet për nevojën që Shqipëria të nxisë dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë, të nxisë palët të angazhohen në mënyrë kontruktive në proces politik që është i barabartë për të gjithë”, theksoi Koka.

Sipas tij, Berisha nuk pret gjë nga Ambasada Amerikane.

“Ata që presin diçka është vetë Ambasada Amerikane nga Sali Berisha. Ambasada ka kërkuar një vetëpërmbajtje të Berishës në raport me qëndrimin me reformën në drejtësi. Berisha nuk i ndihmon dot në këtë hall të madh që ata nuk e kanë më Berishën”, u shpreh gazetari Bledian Koka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026