“Gërdeci”, shtyhet në GJKKO seanca ndaj ish-ministrit Fatmit Mediu

18 Dhjetor 2024 | 10:33

Është shtyrë këtë të mërkurë në GJKKO seanca për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me çështjen “Gërdeci”. Seanca e radhës pritet të mbahet në datë 27 dhjetor, ora 12.

Gjykata i la kohë avokatëve mbrojtës të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë që kanë përcaktuar edhe shkakun e shpërthimit ne Gërdec.

Mediu po përballet me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, lidhur me ngjarjen e rëndë të Gërdecit.

Kujtojmë se herën e kaluar më datë 11.12.2024, seanca për ish-ministrin e mbrojtjes u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës Ardian Visha dhe Henrik Ligori të cilët u gjobitën me nga 5 mijë lekë të reja për shkak të mungesës së tyre në proces.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026