Punonte për “bosët e shtëpive të barit”, si e fundosi telefoni ish-policin shqiptar
Një ish-polic shqiptar, i cili u arrestua së bashku me anëtarët e një grupi kriminal në Britaninë e Madhe, ka dalë përpara gjykatës.
Sipas prokurores Caitlin Brazel, ngjarja ndodhi më 14 prill kur një makine e regjistruar në databazën e policisë si e lidhur me aktivitete të paligjshme, u pa e parkuar në zonën Sandfields në Sëansea. Oficerët ndoqën automjetin dhe arrestuan tre persona që u kthyen më vonë, përshirë Ajazin. I pandehuri deklaroi në momentin e arrestimit se ishte një ish-polic shqiptar i cili kishte shkuar në Britani me studime.
Oficerët gjetën prova të konsiderueshme në telefonin e Ajazit, të aksesuar me ndihmën e teknologjisë së njohjes së fytyrës. Brenda pajisjes u zbuluan mesazhe, foto dhe video që lidhnin Ajazin me një operacion të rritjes së kanabisit në shkallë të gjerë në zonën Ilford të Londrës. Mesazhet tregonin se Ajazi ishte udhëzuar nga grupi kriminal të kontrollonte një plantacion dhe të raportonte mbi gjendjen pas një incidenti atje.
Gjithashtu, në telefon u zbuluan gjashtë video të abuzimit seksual të fëmijëve, disa prej të cilave përshinin fëmijë vetëm një vjeç, si dhe 24 video pornografike me përmbajtje ekstreme, duke përshirë akte seksuale me kafshë.
Gjatë dëshmisë, Igli Ajazi, 26 vjeç, deklaroi se kishte punuar si oficer policie në Shqipërë midis viteve 2019 dhe 2022 dhe se ishte në Britaninë e Madhe me vizë studentore, duke studiuar kriminologji dhe polici në Universitetin Roehampton.
Gjykatësi Huë Rees vuri në dukje se i pandehuri, si ish-polic, duhet t’i kishte ditur mirë pasojat e angazhimit në aktivitete kriminale. Ai theksoi se mbajtja në paraburgim i kishte dhënë Ajazit një shije të vërtetë të burgut dhe, për shkak të natyrës së kufizuar të shkeljes, vendosi të pezullojë dënimin.
Ajazi u dënua me 20 muaj burg, të pezulluar për dy vjet, duke përshirë 10 muaj për shkeljet lidhur me kanabisin dhe 10 muaj për posedimin e imazheve të pahijshme dhe pornografisë ekstreme. Ai u urdhërua gjithashtu të kryejë një kurs rehabilitimi, një program të akredituar dhe 180 orë punë të papaguar në komunitet.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)