Rikthehen vizat për Gjeorgjinë, propozimi i KE: Masa ndaj politikanëve e diplomatëve

20 Dhjetor 2024 | 14:25

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e lëvizjes pa viza për zyrtarët dhe diplomatët gjeorgjianë, si përgjigje ndaj reagimit të dhunshëm ndaj protestuesve që prej javësh kanë mbushur rrugët për të denoncuar devijimin e vendit nga rruga e BE-së nga qeveria vendase.

Demonstratat, aktualisht në ditën e 22-të, nisën nga fundi i nëntorit pasi kryeministri Irakli Kobakhidze njoftoi papritur pezullimin e negociatave të anëtarësimit në BE deri në vitin 2028, pavarësisht se një detyrim nga Kushtetuta i detyron organet shtetërore të marrin të gjitha masat brenda rrezes së kompetencave të tyre për të siguruar integrimin e Gjeorgjisë.

Shtypja e dhunshme e protestuesve pro-evropianë ka çuar në përleshje, arrestime të figurave të opozitës, shumë të plagosur dhe ngritje e akuzave për rrahje dhe tortura në adresë të policisë.

Zemërimi është akumuluar nga parregullsitë që karakterizuan zgjedhjet parlamentare të tetorit, në të cilat kryeministri pro-rus fitoi shumicën.

Më herët gjatë javës, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas parashtroi propozimin e parë për të sanksionuar autoritetet gjeorgjiane për dhunën. Por plani i saj u bllokua nga Hungaria dhe Sllovakia që e konsideruan ndërhyrje në punët e brendshme.

Kallas gjithsesi mori mjaftueshëm mbështetje për të pezulluar lëvizjen e lirë për diplomatët gjeorgjianë, gjë që konsiderohet shumë më pak e fuqishme se sanksionet.

Propozimi i bërë të premten kërkon vetëm një shumicë të kualifikuar të shteteve anëtare që të aprovohet, duke u mohuar Hungarisë dhe Sllovakisë të drejtën e vetos.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026