Takimi Rama-Kurti, firmoset marrëveshja për organizimin e “Lojërave Mesdhetare 2030”
U mbajt këtë të premte seanca e përbashkët e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë. Në përfundim të seancës, dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë zhvilluar një takim në selinë e qeverisë së Prishtinës.
Gazetarja e Euroneës Albania Enkeleda Mema dha më shumë detaje rreth këtij takimi në një lidhje direkte:
“Nuk mund të them me siguri nëse letra që kryeministri Edi Rama i dërgoi Albin Kurtit është rezultat i marrëveshjes se dy kryeministrat nënshkruan vetëm pak më parë një marrëveshje e cila do të bëjë që dy vendet të bashkëpunojnë për të mbajtur lojërat mesdhetare të vitit 2030.
Dy kryeministrat janë takuar në selinë e qeverisë së Prishtinës për pak minuta dhe këto minuta kanë përfunduar me nënshkrimin e kësaj marrëveshje për mbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030. Nuk dihet nëse ka pasur diskutime të tjera veç kësaj marrëveshje”,-tha Mema.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta