A do garojnë Berisha dhe Meta në zgjedhje? Biseda jashtë kamerave e Ramës dhe Kurtit

21 Dhjetor 2024 | 08:05

Pas përfundimit të seancës së përbashkët plenare të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij, Edi Rama, zhvilluan një bisedë të shkurtër ndërsa ecnin së bashku drejt godinës së Qeverisë së Kosovës.

Në një moment gjatë ecjes, kryeministri Kurti shfaqi interes për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, duke pyetur Ramën nëse dy figura të njohura të politikës shqiptare, Sali Berisha dhe Ilir Meta, do të marrin pjesë në garë. “Po mo, nuk pengon asgjë,” u përgjigj kryeministri Rama, duke lënë të kuptohet se të dy liderët politikë do të jenë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Biseda mes dy kryeministrave vijoi, por pjesa tjetër nuk u kap nga mediat që po ndiqnin nga afër lëvizjet e tyre pas seancës plenare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026