Goditet grupi i trafikut të kokainës: 4 të arrestuar, mes tyre dhe një e mitur
Një rast i shpërndarjes së kokainës është goditur nga policia në qytetin e Korçës. Operacioni ka çuar në arrestimin e katër personave, mes tyre një shtetas turk, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Gjatë operacionit u sekuestruan 57 gramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, rreth 9000 euro, pesë aparate celularë, tre pasaporta biometrike dhe një automjet i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
Automjeti, i dyshuar për transportimin e lëndëve narkotike, u ndalua në hyrje të qytetit të Korçës. Në bord ndodheshin katër persona, përfshirë një 17-vjeçare dhe një shtetas turk. Kontrolli i mëtejshëm në banesën e këtij të fundit në Rrogozhinë çoi në sekuestrimin e një arme zjarri.
Pas veprimeve hetimore, janë arrestuar:
- Ajet Desari, 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.
- Osman Çakir, 44 vjeç, shtetas turk, për veprat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.
- Edison Xhani, 34 vjeç, dhe një 17-vjeçare, për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Një tjetër shtetas, G. K., 20 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Nën hetim për shtrëngim me kanosje për dhënien e pasurisë, AMP ekzekuton masat e sigurisë për tre persona në Elbasan
Kakavijë, vera rrit fluksin në kufi, 4 mijë persona dhe 1500 automjete lëvizën në 24-orë
Mungoi në seancë pas njoftimit të largimit nga grupi i PS, karrigia e Marjana Koçekun zihet nga deputetja e Vlorës
- 14:24 Rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset
- 14:24 Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
- 14:21 Vëllezërit Coen të kinemasë botërore do të nderohen me Çmimin Lumière 2026
- 14:16 Hapet në Paris biblioteka lundruese me mbi 5,000 libra që mund të merren pa kthim
- 14:15 Nën hetim për shtrëngim me kanosje për dhënien e pasurisë, AMP ekzekuton masat e sigurisë për tre persona në Elbasan
- 14:09 Kakavijë, vera rrit fluksin në kufi, 4 mijë persona dhe 1500 automjete lëvizën në 24-orë