Feruzja për “Real People”: Nuk e lë fshatin Ballagat për qytetin

21 Dhjetor 2024 | 19:32

Feruzja nga Lushnja ka rrëfyer në “Real People” për Euronews Albania se ndihet më mirë në fshatin Ballagat sesa në qytet.

E pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të largohet në emigrim, ajo shprehet se e ka përjetuar dhe largimit jashtë vendit, më saktë në Greqi.

“Kam qenë në Greqi, kam punuar 6 muaj andej dhe 6 muaj këtu. Punoja me perime, me serë. Në 2019 erdhë përsëri në këtë vend për vjelje. Në Greqi ika sepse në atë kohë kisha marrë kredi për shtëpinë dhe duhej shlyer deri në një afat të caktuar. Më mirë paguhem dhe fitoj të biznesi im sesa në Greqi edhe pse shteti jonë nuk më ka mbështetur për asgjë, nuk ka pasur ndërhyrje.

Feruzja shton gjithashtu se do vazhdojë në biznesin që kanë krijuar në fshat derisa të dalë në pension.

“Do punoj derisa të dal në pension se unë jam 56-vjeçe. Nuk jam penduar që jam marrë më punë të tilla, ndoshta nmë përpara sa i përket profesionit kisha qef mësuese të isha por nga kushtet që erdhën nuk kisha mundësi dot ta vazhdoja”, tha Feruzja nga Lushnja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026