Shqipëria do mbyllë TikTok për një vit, reagon kompania kineze
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha të shtunën se qeveria do të mbyllë shërbimin video TikTok për një vit, duke e fajësuar atë për nxitje të dhunës dhe bullizmit, veçanërisht midis fëmijëve.
Autoritetet shqiptare zhvilluan 1300 takime me mësues dhe prindër pas vrasjes me thikë të një adoleshenti në mes të nëntorit nga një adoleshent tjetër pas një sherri që filloi në TikTok.
Kryeministri Edi Rama, duke folur në një takim me mësues dhe prindër, tha se TikTok “do të jetë plotësisht i mbyllur për të gjithë. … Nuk do të ketë TikTok në Republikën e Shqipërisë”. Rama tha se mbyllja do të fillojë diku vitin e ardhshëm.
TikTok në një përgjigje me email të shtunën ndaj një kërkese për koment kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të therur me thikë.
Kompania tha se “nuk kishte gjetur asnjë provë që autori ose viktima kishte llogari TikTok dhe raportet e shumta kanë konfirmuar në fakt videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”, shkruan Associated Press.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq