Paraqiti raport mjekësor, shtyhet seanca në GJKKO ndaj deputetit të PD-së

23 Dhjetor 2024 | 10:18

Seanca paraprake për deputetin demokrat Asllan Dogjani është shtyrë për herë të dytë brenda një jave.

Dogjani ka paraqitur një raport mjekësor që justifikon mungesën e tij, duke çuar në shtyrjen e seancës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Deputeti akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” në lidhje me një apartament rreth 100 metra katrorë. Dogjani kishte deklaruar se apartamenti ishte përfituar si rezultat i një këshillimi juridik. Megjithatë, hetimet zbuluan se apartamenti ishte blerë për një vlerë prej rreth 122 mijë eurosh, e paguar tërësisht me para në dorë.

Seanca e planifikuar për këtë të hënë kishte për qëllim të shqyrtonte nëse dosja do të kalonte për gjykim. Pas shtyrjes së saj për shkak të mungesës së Dogjanit, seanca është shtyrë për në datën 10 janar 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026