Përse Rusia mori vendimin të tërheqë ushtrinë në kufirin me Ukrainën?
Nga dita e djeshme është raportuar se Rusia ka filluar tërheqjen e trupave të saj ushtarake nga vija e frontit në rajonin Donbass të Ukrainës.
Një veprim i tillë u bë me dije nga ministri rus i Mbrojtjes Shoigu dhe është mirëpritur nga Presidenti i Ukrainës Zelenskiy, i cili e ka cilësuar një ulje të tensioneve mes dy vendeve. Sipas analistëve tërheqja e trupave erdhi pasi administrata amerikane e Joe Biden u shpreh e hapur për dialog për të diskutuar me Moskën mbi këtë çështje.
“Disa mendojnë se ky veprim është një sinjal për administratën amerikane e cila është e gatshme për dialog. E mes shumë çështjeve të tjera, problemet me Ukrainën mund të diskutohen në mënyrë bilaterale. Në princip më duket se ky version meriton vëmendje, pasi sanksionet që u miratuan kohët e fundit nga administrata Biden, në përgjithësi, janë mjaft simbolike, gjithçka mund të ishte edhe më keq. Por vetëpërmbajtja e kësaj administrate dhe gatishmëria e saj për dialog ndoshta ndikoi gjithashtu në pozicionin e Moskës”, tha Andrey Kortunov, drejtor i Këshillit për Çështjet e Jashtme në Rusi.
Presidenti i Ukrainës Zelenskiy ka ftuar homologun rus Vladimir Putin që të bisedojnë në territoret e diskutueshme, por presidenti rus tha se një takim i tillë duhet të mbahet në Moskë.
Sipas NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, grumbullimi i fundit i forcave ruse ishte me i madhi që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në lindje të Ukrainës.
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur