“Trafik droge, prostitucion e vjedhje”/ Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali
Katër shqiptarë janë ekstraduar në Itali, ndërsa dy të tjerë janë sjellë në Shqipëri.
Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Itali dhe në Kroaci, finalizoi procedurat për ekstradimin nëpërmjet PKK Rinas, të 6 shtetasve shqiptarët.
-u ekstradua në Itali, shtetasi Shpëtim Memolla, 52 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Lakuilas e ka dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale;
-ekstradua në Itali, shtetasi Gentian Kadillari, 46 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Ankonas e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve;
“-u ekstradua në Itali, shtetasi F. Ll., 28 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim dhe shitje narkotikësh, të kryer në kuadrin e grupit kriminal;
-u ekstradua në Itali, shtetasi E. G., 45 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale;
-u ekstradua nga Kroacia, në Shqipëri, shtetasi O. Sh., 19 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2023, e ka dënuar 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-u ekstradua nga Italia, në Shqipëri, shtetasi Sh. T., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania