Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen 15 persona
Opozita po mban këtë të hënë protestën e radhës të cilësuar prej tyre “mosbindje civile”. Bllokimi i rrugëve në 5 pika kyçe të Tiranës, kanë bërë që të krijohen edhe tensione. Sipas informacioneve rreth 15 persona janë shoqëruar në polici.
Në zonën e sheshit “Willson” deputetët e PD, Luan Baçi e Gazment Bardhi janë përplasur me policinë që ka tentuar të shpërndajë protestuesit.
Gjithashtu deputetja Ilda Dhori pretendoi se ishte dhunuar nga policia.
“Jam qëlluar, jam shtyrë dhe jam marrë zvarrë nga disa efektive policie, me një forcë aq të madhe saqë edhe efektivët burra nuk e kanë guxuar ta bëjnë. Fizikisht jam mirë, por nga ana psikologjike jam shumë e rënduar nga dhuna e ushtruar. Unë isha në rrugë, në të drejtën time për të protestuar. Policia i ka sjell automjetet me qëllim këtu”,-tha Dhori para gazetarëve.
Një tjetër incident ndodhi në zonën e Pallatit me Shigjeta, ku deputeti Agron Gjekmarkaj është shoqëruar me urgjencë te Spitali i Traumës, pasi i ra të fikët mes protestuesve.
Sipas deputetëve dhe krytarit të PD, gjendja shëndetësore e Gjekmarkaj, erdhi si pasojë e dhunës policore të ushtruar ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit tërhiqen nga marshimi drejt aeroportit pas bllokimit nga policia. Kthehen për në Tiranë
Protestuesit bllokojnë rrugën e Aeroportit të Rinasit. Policia ndalon marshimin
Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës
- 03:04 Protestuesit tërhiqen nga marshimi drejt aeroportit pas bllokimit nga policia. Kthehen për në Tiranë
- 01:56 Protestuesit bllokojnë rrugën e Aeroportit të Rinasit. Policia ndalon marshimin
- 00:05 Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës
- 23:56 “Le të rrjedhë nafta”! Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin
- 22:32 Dy përfaqësues të rinj të PS-së reagojnë pasi Marjana Koçeku njoftoi se do jetë deputete e pavarur: Dorëzo mandatin
- 21:59 Gazetari jep detaje nga protesta që zhvillohet prej 15 ditësh në Tiranë: Ja çfarë kërkojnë