“Gjekmarkaj u dhunua në mënyrë barbare”, Noka: Do ta paguajnë! Është radha jonë

23 Dhjetor 2024 | 19:23

Protesta e opozitës ka nisur këtë të hënë rreth orës 17:00 dhe pritet të përfundojë në orën 20:00. Ajo është zhvilluar në pesë pika kryesore të kryeqytetit, duke mbajtur rrugët e bllokuara.

Gjatë zhvillimit të kësaj proteste nuk kanë munguar as përplasjet me policinë dhe as incidentet e tjera. Deputeti Agron Gjekmarkaj i cili protestonte në zonën e Pallatit me Shigjeta, në momentin e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, nuk është ndier mirë.

Ai është  u dërgua menjëherë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Flamur Noka tha para gazetarëve se për dhunën e ushtruar ndaj deputetit do të përgjigjen të gjithë.

I pyetur se si është gjendja e Gjekmarkaj, Noka tha:

“u dhunua në mënyrën më barbare nga narkopolicia. Ai është duke shkuar drejt spitalit. Ky është një akt i paprecedent. Nënkryetari i kuvendit të Shqipërisë, dhunohet, shkelmohet, plagoset dhe është në gjendje jo të mirë në spital. Kjo është fytyra e bandave të shtetit. Do ta paguajnë një për një. Tani është radha jonë”,-tha ai/

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026