Incidentet e protestës, grupi parlamentar i PD kallëzim penal në SPAK

24 Dhjetor 2024 | 17:13

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar një  kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës kundër Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Drejtorit të Drejtorisë Vendore Tiranë, dhe zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit:

Ky kallëzim vjen një ditë pas mbajtjes së protestës së opozitës, sipas grupit parlamentar të PD-së personat në postet e lartpërmendur kanë konsumuar 6 vepra penale:

“Dëmtime të tjera me dashje”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 90, 248, 250, 251, 253 dhe 261 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

“Në kallëzim janë evidentuar faktet dhe provat që dëshmojnë se tubimi i njoftuar nga Partia Demokratike ishte tërësisht i ligjshëm, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta dhe se pengimi nga Policia e Shtetit ishte i kundërligjshëm dhe kriminal. Dhuna e ushtruar ndaj deputetëve, zyrtarëve politik të opozitës dhe qytetarëve, ka qenë e motivuar politikisht dhe një akt i rëndë kriminal i kryer në bashkëpunim nga zyrtarët e policisë së Shtetit”,-thuhet në njoftimin e grupit të PD-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit tërhiqen nga marshimi në Rinas pas bllokimit nga policia. Kthehen për në Tiranë

Grupi i protestuesve që udhëtoi gjatë mesnatës nga qendra e Tiranës drejt Rinasit ka ndalur marshimin dhe u thyer në kryeqytet, pas bllokimi të kalimit...
03:04 | 15/06/2026

Protestuesit bllokojnë rrugën e Rinasit. Policia ndalon marshimin

Pas tubimit në qendër të Tiranës, protestuesit kanë marshuar rreth 20 kilometra, duke bllokuar rrugën që të çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Rreth orës...
01:56 | 15/06/2026

Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës

Në ditën e 15-të të protestës, pas mbylljes së fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin përtej qendrës së Tiranës dhe unazës së vogël. Marshimi...
00:05 | 15/06/2026