Kurti paralajmëron sulme të reja në Kosovë para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar për sulme të reja në veri të vendit që pritet të ndodhin sipas tij në të ardhmen e afërt para dhe pas Vitit të Ri.
Kurti në një konferencë për media theksoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që edhe këtë metodë të mbetur të Serbisë ta neutralizojnë maksimalisht. Derisa shtoi se sulmet e tilla terroriste janë sfiduese edhe për shtetet e fuqishme.
“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovë, të ciët për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxit fort, pastaj shkaktimin e panikut në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri.
Mirëpo, ne jemi të përkushtuar që edhe këtë metodë të mbetur të Serbisë të neutralizojmë maksimalisht. Përkundër faktit që sulmet e tilla terroriste janë sfiduese edhe për shtetet e fuqishme”, theksoi Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar