Vrau burrin në gjumë, shtrohet në spitalin psikiatrik 48-vjeçarja
Ka dalë këtë të enjte para Gjykatës së Sarandës 48-vjeçarja Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e saj, N. Tahiraj, 55 vjeç, duke e goditur me sopatë.
Në përfundim të seancës Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 48-vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.
Në seancën gjyqësore Elvira Tahiraj është mbrojtur nga një avokate e caktuar nga shteti.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit. Dyshohet se kryefamiljari ishte në gjumë kur është goditur për vdekje nga gruaja. Çifti i bashkëshortëve ishin prindër të 3 vajzave. Njëra prej tyre, e cila ka njoftuar edhe policinë e Sarandës pas ngjarjes, ka qenë duke fjetur në një dhomë të shtëpisë kur ka ndodhur krimi.
Llazari dhe Elvira, me origjinë nga Kolonja, prej disa vitesh jetonin në Metoq, ku kishin ndërruar disa banesa me qira. Familja e tyre kishte të ardhura të pakta, pasi viktima ishte i vetmi që punonte dhe nuk kishte një rrogë stabël.
Në fshat, fqinjët e njohin viktimën si një njeri të qetë e punëtor, ndërsa për të dyshuarën e krimit ata thonë se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kishin komunikim për shkak të sjelljeve të saj të çuditshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq