Belind Këlliçi paraqitet në SPAK! Zbardhet arsyeja: Po hetohet për diplomën
Ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Belind Këlliçi, është paraqitur këtë të enjte në Prokuroinë e Posaçme. Teksa mbërriti në ambientet e jashtme të organit të akuzës, Këlliçi u shfaq i rezervuar për gazetarët, ku sqaroi se do të japë shpejgimet e nevojshme mbi arsyet e thirrjes pas daljes nga SPAK.
Burime bëjnë me dije se ish-deputeti i Partisë Demokratike, u thirr në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me kallëzimin penal të bërë ndaj tij nga avokati Idajet Beqiri.
Beqiri e ka akuzuar Këlliçin për falsifikim të dokumenteve, duke përfshirë mosdeklarimin e diplomës së gjimnazit dhe falsifikimin e formularit të vetëdeklarimit gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e deputetit.
SPAK-u duket se po kryhen hetime për shkollën e Belind Këlliçit. Prokurori i çështjes është magjistrati Elvin Gogaj.
Hetimet kanë për qëllim të verifikojnë informacionet lidhur me arsimimin e ish-deputetit dhe mundësitë e falsifikimit të dokumenteve.
LEXONI GJITHASHTU
“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë