Politikani serb: Situatë skizofrenike në Beograd! Mungon një politikë e qartë

27 Dhjetor 2024 | 21:12

Nenad Canak është analisti serb i cili ishte i ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ku në fokus të bisedës ishin protestat në Serbi.

“Është fakt se protestat nisën për shkak të incidentit tragjik në Novi Sad ku 15 persona humbën jetën nga shembja e një strukture mbrojtëse, por sot rezistenca ndaj regjimit është shumë më e gjerë.

Njerëzit janë të lodhur nga korrupsioni që mban të mbërthyer Serbinë dhe studentët si pjesa më e gjallë e popullsisë e kanë ngritur çështjen, dhe kemi një situatë ku shumë njerëz po i ushqejnë ata pasi studentët janë në fokus. Ka një zgjerim të përditshëm të protestave me protesuesit që bllokojnë 15 minuta akset rrugore në kujtim të 15 viktimave dhe duket si një rebelim i gjerë kundër regjimit.

Pak ditë më parë ishte tubimi më i madh anti-regjim, ky është një sinjal se ne nuk jemi të lumtur dhe ka qenë një organizim i pa ndikuar nga forcat politike që synojnë të marrin pushtetin”, tha politikani serb.

Sipas tij nuk do të ketë një ndryshim thelbësor në Serbi në një të ardhme të afërt.

“Fatkeqësisht shumë parti opozitare kanë programe të ngjashme me partinë në pushtet, ata nuk duan të vendosin sanksionet e Rusisë, nuk duan të njohin pavarësinë e Kosovës dhe të nuk duan të përmirësojnë marrëdhëniet në BE, pavarësisht faktit se rreth 80%  e tregtisë së jashtme që Serbia bën, zhvillohet me vendet e BE. Kemi një situatë skizofrene. Kemi energjitë masive që kanë zbritur në rrugë dhe forca e kësaj energjie bazohet te mungesa e një politike të qartë”, u shpreh Canak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç

Valon Arifi, gazetari dhe aktivisti nga Presheva, ka folur në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews Albania lidhur me protestat në Serbi. Sipas tij,...
21:22 | 30/05/2026

Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?

Dorand Vojka, ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egron për prapaskenat e paqes mes Iranit dhe SHBA....
20:50 | 30/05/2026

Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rusia për emisionin “Balkan Talks” në Euronews, gazetari shqiptar Misha Puma komentoi incidentin ku një dron goditi...
21:49 | 29/05/2026