“Kampionët dëshirojnë sulmuesin portugez”, Al Hilal, me “sytë” drejt Ronaldos

29 Dhjetor 2024 | 16:28

Mosha është veçse një numër është shprehja tipike që i përshtatet atij, yllit portugez Cristiano Ronaldo, i cili vijon të shkëlqejë në Arabinë Saudite.

39-vjecar, por kjo nuk vërehet aspak kur shohim performancën e tij, prej së cilës ka tërhequr vëmendjen e një tjetër ekipi që dëshiron ta transferojë.

Duket e çuditshme, por kampionët në fuqi të Al Hilal do të hyjnë në tratativa për ta bindur Ronaldon tu bashkohet, edhe pse duket një punë thuajse e pamundur për tu konkretizuar.

Portugezi ndihet i lumtur te Al Nassr, ku përveç kontratës për 2.5 vite si futbollist, ka nënshkruar dhe se pas futbollit të luajtur do të vijojë të jetë ambasador i Arabisë Saudite në FIFA, por edhe qeveri të tjera sportive në botë.

Al Hilal pritet të kryejë disa lëvizje në verë, një prej tyre Neymar, që pritet të transferohet në Brazil te Santos, ndërsa kampionët në fuqi shohin si zëvendësuesin e tij, Ronaldon.

Mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhë me këtë lëvizje, duke qenë se pak ditë më pas hapet dhe zyrtarisht merkato dimërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026