“Rama e di se kush është Nesti”, Pano Soko: Brenda PS-së luftë deri në antagonizëm

30 Dhjetor 2024 | 22:19

I ftuar në studion e “NOW” me Erla Mëhillin, eksperti i ekonomisë Pano Soko tha se personi anonim që kallëzoi Veliajn, i quajturi Nesti Angoni është nga brenda PS-së dhe sipas tij edhe kryeministri Rama e di se kush është ai.

Ai tha se përderisa kallëzimi është kopsitur aq mirë, Nesti është i brendshëm dhe se sipas tij rivaliteti në PS është i madh deri në luftë për antagonizëm.

“Erion Veliaj nëse ka diçka për të thënë duhet ta thotë. Nëse ka një të vërtetë që na ndihmon, e ndihmon këtë popull, e ndihmon atë insitucion aty për ti shkuar deri në fund gjetjes së gjithë skemës së vjedhjes që i është bërë këtij vendi që na e thotë SPAK-u, nuk e themi ne, duhet ta thotë atë gjë. Unë e pashë Ramën sot në një pozicion mbrojtës ndaj Veliajt. Nesti është nga brenda ashtu siç e ka thënë dhe Tori. Përderisa Nesti e ka kopsitur gjënë duket që është brenda tyre dhe Rama e di se kush është Nesti por po mundohet të ruaj eikulibrin e brishtë në PS. Ata te PS, brenda janë me thika gati me njëri-tjetrin por se shfaqin rivalitetin se i pengon Rama por luftën e kanë deri në antagonizëm. Rama mu duk sikur ishte duke bërë një fjalim pas vdekjes së dikujt ku shprehen vetëm gjëra pozitive, vdekje politike, ose mbase ka frikë nga ndonjë reagim i Erion Veliajt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026