Zbardhet vrasja e 82-vjeçarit që u gjet i masakruar me thikë, identifikohet autori
Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vrasjes së 82-vjeçarit Paulin Gina, i cili u gjet i masakruar me thikë në banesën e tij në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar. Sipas një njoftimi zyrtar, autori i ngjarjes së rëndë është fqinj i viktimës, 39-vjeçari Fatjon Jani.
Viktima u godit me thikë dhe çekiç, për motive ende të paqarta, dhe mjetet e krimit u fshehën nga autori. Ai gjithashtu mbylli derën e banesës së viktimës me çelës nga jashtë për të shmangur zbulimin e krimit. Pas disa orësh hetimesh të intensifikuara, Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, arriti të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorin.
Hetimet dhe Gjetjet
Pasi morën njoftimin për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arritën në vendngjarje rreth orës 18:50 të datës 30 dhjetor 2024, dhe gjetën viktimën të pajetë në banesë. Grupi hetimor, së bashku me ekspertët mjekoligjorë, vlerësuan se 82-vjeçari kishte pësuar dëmtime të shumta, si nga thika ashtu edhe nga përdorimi i sendeve të forta.
Gjetja e armëve të krimit
Policia kreu një kontroll në banesën e autorit të dyshuar, ku u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 2 thika, 1 çekiç, dhe veshje të mbushura me gjak, të cilat dyshohet se i ka përdorur autori gjatë kryerjes së krimit. Mjetet e krimit dhe veshjet janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Policisë Shkencore.
Aktualisht, Policia po zhvillon një punë intensive për kapjen e 39-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim. Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës