15 mijë euro për një banesë sociale, SPAK mbyll hetimet për 8 të pandehurit

31 Dhjetor 2024 | 11:23
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj 8 të pandehurve në lidhje me skemën e përfitimit përmes dhënies së banesave sociale. Hetimi ka nisur pasi SPAK është vënë në dijeni se një bashkëpunëtor i një emisioni investigativ gjatë muajit janar 2023 ka mundur të realizojë disa takime me të pandehurin Vasil Karasaliu (punonjës pranë Ujësjellës Kanalizime në Durrës), i cili i ka premtuar përfitimin e një banese sociale në zonën e Spitallës, Durrës, kundrejt dhënies si shpërblim të shumës prej 15,000 euro.
Sipas SPAK, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar dhe provuar se të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj kishin ngritur skemën e përfitimeve të paligjshme, duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore, të cilët kishin dhe mundësi vendimmarrjeje në dhënien e banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës, Durrës, personave të interesuar, kundrejt shumave monetare, që sipas tyre do shërbenin për bllokimin e banesës përmes dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve.
“Personat e interesuar për banesë sociale, përveç pagesës paraprake të shumës monetare, do vijonin t’iu dorëzonin të pandehurve dokumentacionin për vijimin e procedurës standarde të përfitimit të banesës sociale. Më pas, sipas tyre, personave të interesuar do t’u dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve dhe në banesë do futeshin pas disa muajsh. Pas këtij momenti, përfituesi i banesës sociale detyrohej që të paguante një qera minimale për disa vite, shumë e cila do të vlerësohej në bazë të sipërfaqes për m2 që do përfitonte,” thuhet në njoftimin e SPAK.
Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mes datave 01.02.2023-01.03.2023, kanë kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, respektivisht në 4 episode, ndaj disa subjekteve (agjentit në mbulim, si dhe ndaj tre subjekteve të tjerë), shuma monetare që variojnë nga 5,000 deri në 10,000 euro, tek të cilët kanë siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës, njofton SPAK.
Ndërsa, të pandehurit e tjerë, Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Tahir Sylaj, provohet se u kanë premtuar dhe dhënë drejtpërdrejt respektivisht të pandehurve; Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, shumat monetare (në vlerën mbi 50,000 lekë), të cilët u kanë premtuar ose u kanë siguruar atyre se janë në gjendje të ushtrojnë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, për të përfituar banesa sociale.
Sipas SPAK, ndodhur para situatës kur të pandehurit Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Tahir Sylaj, nuk kanë lidhur më parë marrëveshje bashkëpunimi, kryerja e veprimeve të mësipërme, i ngarkon me përgjegjësi penale sa i përket premtimit dhe dhënies drejtpërdrejt të shumave monetare në vlerën mbi 50,000 lekë, të pandehurve Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, në këmbim të përfitimit të banesave sociale, duke konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike,” të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal.
Akuzat ndaj të pandehurve janë si më poshtë:
  1. Gezim SylajUshtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive.
  2. Vasil KarasaliuUshtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, bashkëpunim me të pandehurit e tjerë.
  3. Viola Mema Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, bashkëpunim me të pandehurit e tjerë.
  4. Behare Luzi Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, bashkëpunim me të pandehurit e tjerë.
  5. Enxhi ÇelajUshtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, bashkëpunim me të pandehurit e tjerë.
  6. Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Tahir SylajUshtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, për dhënien e shumave monetare për të mundësuar përfitimin e banesave sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026