I mori një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë, GJKKO lë në burg policin
Polici Shuip Cami lë në burg, oficeri i Prokurorisë Aldo Puca në detyrim paraqitje për marrjen e 3 mijë eurove për favorizim në gjykatë
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Shuip Camin, oficerin e policisë gjyqësore në Policinë e Dibrës, dhe ka vendosur detyrim paraqitje për Aldo Pucën, oficerin e prokurorisë, pasi dyshohet se ata i kanë marrë një shtetasi, A. Sh., një shumë prej 3 mijë eurosh për ta favorizuar në një procedurë gjyqësore.
Prokurorja Dorina Bejko gjatë hetimeve ka konstatuar se Aldo Puca, i ngarkuar me hetimin e çështjes penale kundër A. Sh., ka dështuar të kryejë detyrat e tij ligjore. Ai, edhe pse ka pasur dijeni për komunikime me përmbajtje korruptive, nuk ka kryer në kohën e duhur ndonjë veprim për referimin e tyre në prokurorinë përkatëse, por ka vepruar pothuajse dy vite më vonë.
Për këtë, ndaj Shuip Camin është ngritur akuza për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, ku dënimi shkon deri në 10 vite burg. Ndërsa Aldo Puca po hetohet për “Shpërdorim detyre”, me një dënim të mundshëm deri në 7 vite burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West