Video ekskluzive/ Momenti kur shpëtohet 83-vjeçari që tentoi të vetëmbytej në Drin

31 Dhjetor 2024 | 15:07

Një 83-vjeçar ka tentuar të vetëvritet këtë të martë duke u hedhur në lumin Drin, por është shpëtuar në kohë nga patrulla e përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Euronews Albania ka siguruar videon ekskluzive të momentit të shpëtimit të 83-vjeçarit. Ai u shpëtua nga dy efektivët, Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj, ata nëpërmjet një varke kanë arritur ti shpëtojnë jetën të moshuarit.

Kalimtarë të rastit gjithashtu tentuan të ndalojnë hedhjen e të moshuarit nga ura, por kjo rezultoi e pasukseshme, pasi 83-vjeçari tentoi vetëmbytjen duke u hedhur nga ura e Baçhallëkut.

Sipas informacioneve i moshuari është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë asistencën mjekësore të nevojshme. Policia po vazhdon hetimet për rrethanat e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026