Policia Greke reagon pas arrestimit të shumëkërkuarit Jani Alia në Athinë

3 Janar 2025 | 17:23

Policia greke reaguar pas arrestimit të Jani Alia në Athinë, mëngjesin e 31 dhjetorit i cili rezultonte në arrati prej vitesh.

Sipas policisë greke,  Alia u ndalua rastësisht nga skuadra policore “DIAS” në rrugët e Athinës, ku u kontrollua si person i dyshimtë. Gjatë verifikimit, ai mbante një kartë identiteti të rreme greke dhe u shoqërua në stacionin e policisë Moskato për hetime të mëtejshme.

Kontrolli në sistem zbuloi se Alia ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante një dënim të përjetshëm për vrasje, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2006. Ai kërkohej gjithashtu në nivel ndërkombëtar për dy vrasje të tjera të ndodhura në Shqipëri në vitet 2015 dhe 2016.

Alia përdorte identitetin e rremë Aleksan Kreshnik, i lindur në vitin 1976. Arrestimi i tij u krye rreth orës 10:25 në zonën “Platonos kai Korai” të Moskato të Athinës në 31 dhjetor duke i dhënë kështu  fund arratisë së tij shumëvjeçare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026