Fatime Kryemadhi del nga SPAK: Nuk kam çfarë të them për shtëpinë time
Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes Monika Kryemadhi u paraqit këtë të hënë para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në një prononcim të shkurtër për mediat, zonja Kryemadhi e ka quajtur të paarsyeshme hetimin për shtëpinë e saj, duke shprehur se është 80 vjeçe dhe ka të drejtë të zotërojë pronën e saj. Ajo tha se gjatë seancës nuk ka dhënë ndonjë deklaratë të detajuar para prokurorëve.
“Çfarë shpjegimesh mund të jap? E kam shtëpinë time. Jam 80 vjeçe dhe nuk kam asnjë pengesë që të kem pronën time. Nuk e kuptoj se përse merren me një grua të moshuar, kur ka çështje më të rëndësishme në vend që kërkojnë hetim,“ ka deklaruar Fatmie Kryemadhi.
Ajo shtoi gjithashtu se; “Ata nuk merren me ata që shesin copat e shtetit, por merren me një plakë. Çfarë deklarate të jap kur më fusin nën hetim për shtëpinë time”, tha nëna e Monika Kryemadhit.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar