Hidhet shorti për fletën e votimit në Kosovë, si renditen subjektet politike
6 Janar 2025 |
14:00
Është hedhur këtë të hënë shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë. Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, njoftoi se procesi ka shkuar sipas planifikimit dhe çdo gjë ka funksionuar siç është parashikuar.
Shorti u zhvillua nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ndërsa përfaqësuesit e secilës parti zgjodhën numrin që do të shfaqet në fletët e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas këtij shorti, renditja e partive politike në fletëvotime është si më poshtë:
- Partia e Ashkalive për Integrim – 123
- Srpska Demokratija – 116
- Srpska Lista – 112
- Yenilikçi Türk Hareket Partisi – 130
- Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 114
- PDAK – LPB – 125
- Gradjanska Inicijativa Narodna Pravda – 126
- Naša Bošnjačka Koalicija – 121
- AAK, NISMA, Lista Konservatore – 137
- Partija Kosovskih Srba – 120
- LDK – 124
- PDK – 131
- Srbski Narodni Pokret – 133
- Lëvizja Vetëvendosje – 118
- Partia Liberale Egjiptiane – 115
- Opre Roma Kosova – 136
- Koalicija Vakat – 135
- Nova Demokratska Stranka – 119
- Jedinstvena Goranska Partija – 113
- Kosova Demokratik Türk Pastisi – 134
- Socijaldemokratska Unija SDU – 127
- Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 132
- Kosova Adalet Türk Partisi – 122
- FJALA – 138
- Koalicioni për Familje – 129
- Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar – 117
- Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës IRDK – 111
- Fatmir Bytyqi – 128
LEXONI GJITHASHTU:
- Shpërthejnë fishekzjarret te pika e shitjes, një i plagosur rëndë në Kosovë
- Certifikohet lista e votuesve në Kosovë, të drejtë vote 2 mln e 75 mijë qytetarë
Lajme të Sugjeruara
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026