Masakra me 12 të vrarë në Mal të Zi, kërkohet dorëheqja e krerëve të sigurisë

6 Janar 2025 | 16:28

Protestuesit në Malin e Zi kanë kërkuar dorëheqjen e krerëve të institucioneve të sigurisë, të cilët i konsiderojnë përgjegjës për masakrën e 1 janarit. Për manifestuesit, autoritetet nuk kanë bërë sa duhet për të frenuar dhunën e armëve në vend.

Disa mijëra qytetarë protestuan sërish në Malin e Zi për të kërkuar dorëheqjen e krerëve të sigurisë, pas vrasjes së 12 personave në masakrën e ditës së parë të vitit të ri.

Manifestuesit mbajtën mitingje simultane në Podgoricë dhe në qytetin e Çetinjes, ku ndodhi dhe tragjedia.

Shumë banorë të Çetinjes janë të mendimit se policia keqmenaxhoi situatën dhe nuk ka bërë sa duhet për të nxitur sigurinë që prej masakrës së gushtit 2022.

Sinkron Maja Gardasević, organizatore e protestës:

“Jemi këtu për të marrë përgjigje. Përse masakra në Çetinje u përsërit? Përse nuk mban përgjegjësi askush? Përse e kanë kaq të vështirë të japin dorëheqjen? Përse askush nuk po na përgjigjet? Për më tepër, kur mes viktimave kishte 2 fëmijë…”

Masakra e ditës së parë të 2025-s erdhi pas një sherri në një bar. Një 45-vjeçar vendas shkoi në shtëpi, mori armën, u kthye dhe hapi zjarr. Ai vrau 4 persona atje dhe 8 të tjerë teksa largohej, përpara se të vriste veten.

Ngjarja ka ngritur pyetje mbi gatishmërinë e institucioneve shtetërore për të frenuar problemin, përfshirë armëmbajtjen.

Nga ana e saj, policia ka deklaruar se episodi ishte i pamundur të parashikohej, edhe pse autori, Aco Martinović ishte dënuar më parë për akte dhune dhe armëmbajtje pa leje.

Autoritetet njoftuan menjëherë një ligj të ri dhe më strikt për armët, si dhe një seri masash për të ndaluar dhunën e armëve.

Të dielën, uniformat blu bastisën disa lokacione në vend dhe konfiskuan mbi 20 armë, mbi 500 fishekë dhe eksploziv.

Ndërsa kryeministri Milojko Spajić premtoi ndëshkime të rënda për këdo që shkel ligjet e reja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026