Protestë në Mal të Zi, kërkohet lirimi i ushtarëve të arrestuar në Kosovë
Para Parlamentit të Malit të Zi më 2 dhjetor është mbajtur një tubim në mbështetje të qytetarëve malazezë të cilët u arrestuan më 24 nëntor në Kosovë, për shkak të mbishkrimit “Kosova është Serbi” në targat e makinës, që ata përdorën për të udhëtuar në Manastirin e Deçanit.
Dy nga tre të arrestuarit janë pjesë e Ushtrisë së Malit të Zi dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji për “nxitje të urrejtjes dhe jotolerancës”.
Protesta, ku u kërkua lirimi i tyre, u organizua nga një organizatë rinore ortodokse.
“Rinia kërkon që shteti të mbrojë qytetarët e saj, në mënyrë që të gjithë të mund të vizitojnë vendet e tyre të shenjta. Nëse nuk ka reagim nga shteti, ne do të mblidhemi në numra më të mëdhenj”, tha Lazar Bëboriç, një nga protestuesit.
Kërkesa e protestuesve është mbështetur nga kryetari i Parlamentit, Andrija Mandiç, që është një nga udhëheqësit e partisë së shpërbërë proruse dhe proserbe, Fronti Demokratik.
“Nga momenti i arrestimit të tyre, unë po bëj gjithçka që kam në duar si kryetar i Parlamentit, në mënyrë që ministritë kompetente të Qeverisë së Malit të Zi të kthejnë në shtëpi qytetarët e burgosur, të pafajshëm, të Malit të Zi dhe pjesëtarët e ushtrisë sonë”, tha ai.
Më herët, Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka bërë kërkesë të njëjtë dhe ka “bërë protestë të ashpër” për autoritetet në Kosovë për shkak të arrestimit të besimtarëve, por notë proteste u ka dërguar edhe autoriteteve të Malit të Zi.
Gjykata Themelore në Pjesë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji për Rajko Krivokapiç 34 vjeç, Marinko Jovanoviç 24 vjeç, dhe Dragutin Llallatoviç 24 vjeç.
Avokatja e tyre, Jovana Filipoviç, tha për mediat në Kosovë se do të bëjë ankesë, duke theksuar se vendimi i Gjykatës ishte shumë i ashpër.
Pas arrestimit të tyre, ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviç, tha se dy nga tre të arrestuarit ishin pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi, dhe “ata zyrtarisht ndodhen në pushim mjekësor”.
“Bëhet fjalë për pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të ushtrisë”, tha Krapoviç.
Partitë politike proserbe në Mal të Zi, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por e konsiderojnë si territor të Serbisë.
Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila u rrëzua nga pushteti në gusht të vitit 2020.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West