U nxor në pritë përmes mesazhit në facebook, kapen autorët e vrasjes së 33-vjeçarit
Policia ka arritur të zbardhë vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj, ndodhur në qytetin e Shkodrës.
Burime zyrtare konfirmojnë se janë arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, Arjon Hasaj në rolin e ekzekutorit, si dhe vëllai i tij Klisman Hasaj, si bashkëpunëtor në krim.
Sipas informacioneve paraprake njëri prej tyre u arrestua teksa po tentonte të largohej jashtë vendit.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorëve.
Sipas hetimeve paraprake, autorët e dyshuar dyshohet se kanë përdorur një profil të rremë në rrjetet sociale për të nxjerrë viktimën nga banesa e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth 1.2 kilometra larg shtëpisë së 33-vjeçarit. Pasi kishte zënë pritë, autori hapi zjarr ndaj automjetit të Matajt, duke e qëlluar me 29 plumba.
Viktima u gjet brenda në makinë nga një banor i zonës, i cili njoftoi autoritetet në orët e para të mëngjesit pasardhës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur