“Kemi folur”- Trump: Xi lider i fuqishëm, mund të shkojmë mirë
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ai dhe lideri kinez Xi Jinping kanë biseduar përmes përfaqësuesve të tyre.
Në një intervistë për emisionin konservator të Hugh Heëitt, Trump theksoi se është i bindur se të dy udhëheqësit do të arrijnë të zhvillojnë një marrëdhënie pozitive.
“Ne kemi folur tashmë. Ne kemi folur përmes përfaqësuesve të tyre,” tha Trump. Ai e përshkroi Xi si një njeri të fuqishëm dhe të respektuar në Kinë dhe shprehu optimizëm për marrëdhënien e ardhshme.
“Unë mendoj se ndoshta do të shkojmë shumë mirë, kështu parashikoj,” shtoi Trump, duke theksuar se një marrëdhënie e tillë duhet të jetë një rrugë me dy drejtime.
Ministria e Jashtme e Kinës ka reaguar duke vlerësuar rëndësinë e komenteve të Trump. Zëdhënësi i Ministrisë, Guo Jiakun, ka theksuar se Kina është e gatshme të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me SHBA-në, duke theksuar bashkëpunimin “ëin-ëin” dhe respektin e ndërsjellë.
Trump ka ftuar Xi dhe liderë të tjerë të huaj të marrin pjesë në inaugurimin e tij në Uashington më 20 janar, por ekspertët mendojnë se udhëheqësi kinez ka shumë të ngjarë të mos marrë pjesë.
Në administratën e tij të ardhshme, Trump ka emëruar disa figura të njohura për politikën e tyre kundër Kinës, dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Lufta me Iranin ishte sukses ushtarak, Teherani nuk do të ketë armë bërthamore
Trump: SHBA-të do të ‘rrisin me shpejtësi’ prodhimin e pajisjeve mbrojtëse
Trump: NATO po bën ‘përparim të madh’ në shpenzimet e mbrojtjes
- 18:50 Trump: Lufta me Iranin ishte sukses ushtarak, Teherani nuk do të ketë armë bërthamore
- 18:37 Trump: SHBA-të do të ‘rrisin me shpejtësi’ prodhimin e pajisjeve mbrojtëse
- 18:29 Trump: NATO po bën ‘përparim të madh’ në shpenzimet e mbrojtjes
- 18:21 “Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump vlerëson Samitin e NATO si shumë të suksesshëm
- 18:16 3 zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në Qafë-Thanë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri
- 17:56 Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa