I vuri zjarrin një mobilierie në Kurbin, arrestohet 36-vjeçari

8 Janar 2025 | 11:03

Policia e Kurbinit ka arrestuar një person i cili ka shkaktuar zjarrvënie në një mobileri në fshatin Gjormë të ndodhur më 31 dhjetor 2024. Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në mobileri e cila ishte në pronësi të një 52-vjeçari me iniciale A.Sh.

Autori i zjarrvënies me iniciale R.M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, ka qenë i dënuar më parë për dhunë në familje.

Gjatë hetimeve, policia sekuestroi pjesë të veshjeve të djegura që dyshohet se janë përdorur nga autori gjatë ngjarjes, si dhe celularin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026