Agron Duka: Nuk do të kandidoj më për deputet

8 Janar 2025 | 10:44

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një konference për mediat në Kryesinë e Kuvendit, ku ka shpallur se nuk do të kandidojë më për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Në fjalën e tij, Duka shprehu mirënjohjen për besimin që ka marrë nga qytetarët dhe mbështetësit gjatë karrierës së tij politike. Ai theksoi se është një moment reflektimi për të duke shtuar se ka vendosur që të tërhiqet nga gara për një mandat të ri si deputet ndërsa shtoi se do të japë kontributin e tij maksimal në çdo qark ku do të kenë kandidat për deputetë.

“Unë e kam thënë, unë nuk kandidoj më për Parlament, t’i hapet rruga të rinjve. Do jap kontribut maksimal në çdo qark ku do kemi kandidat për deputetë”, deklaroi Duka.

Duka theksoi gjithashtu se, ndonëse nuk do të kandidojë më për deputet, ai do të vazhdojë të mbetet i angazhuar në jetën politike të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026