Ulet çmimi i energjisë elektrike për familjarët, çmimi i ri duke filluar nga shkurti
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, duke e përcaktuar atë në 8.5 lekë për kilovat orë (kWh) për ata që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj. Ky vendim u miratua gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të mërkurë nga ERE, pas shqyrtimit të kërkesës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për rregullimin e çmimeve.
Çmimi aktual i energjisë për konsumatorët familjarë ishte 9.5 lekë për kWh, ndërsa pas miratimit të këtij vendimi, çmimi do të ulet me 1 lek për kWh. Kjo ulje do të aplikohet për konsumatorët që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj dhe do të jetë në fuqi për periudhën 1 shkurt – 31 dhjetor 2025.
Propozimi për uljen e çmimit u bë nga Drejtori i Tarifave në OSHEE, i cili deklaroi gjatë mbledhjes së ERE: “I propozojmë bordit të ERE-së miratimin e përcaktimit të shitjes për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025 për konsumatorët familjarë që konsumojnë më pak se 700 kËh në muaj. Çmimi i energjisë aktive do të jetë 8.5 lekë për kWh. Për konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 700 kWh në muaj, çmimi për gjithë sasinë e konsumuar, duke filluar nga kilovati i parë, do të jetë 9.5 lekë për kWh”, tha Drejtori i Tarifave i OSHEE-së.
Ai gjithashtu shtoi se të gjitha çmimet për kategoritë e tjera të konsumatorëve do të mbeten të pandryshuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij