I heqin tumorin pa kirurgji, 34-vjeçarja zbuloi sëmundjen pas dhimbjes së kokës
Dhimbja e kokës ka qenë shenja që ka vënë në alarm një 34-vjecare, e cila është drejtuar menjëherë tek mjeku për të zbuluar shkakun e saj.
“Bëhet rezonanca dhe aty ndodh çudia , del një tumor, me një tumor 3 cm me 2 cm mbi zgavrën e hundës por brenda në kokë , ngjitur me nervat e nuhatjes e afër nervave të shikimit, e ka emrin meningeom, është tumor I mirë ,është më i shpeshtë tek femrat, por problemi është se rritet”,- Artur Xhumari shef i neurokirurgjisë, QSUNT.
E reja i është nënshtruar ndërhyrjes për heqjen e tumorit, me një teknikë të re dhe shumë përfituese për pacientin.
“E veçanta e kësaj është që nuk u përdor rruga klasike e prerjes, por heqja nga vetulla. E cila sjell shërim të shpejtë, dhimbje minimale dhe më e rëndësishme ajo e heqjes së tumorit”,-tha Artur Xhumari shef i neurokirurgjisë, QSUNT.
Shefi i neurokirugjisë, shpjegon se Meningeoma është një tumor që nëse hiqet totalisht, rreziku i përsëritjes është fare pak i vogël, por problem mbetet koha kur ai zbulohet.
“E keqja e këtij tumori në këtë vend është se kur i jep shenjat I jep shumë vonë. Pra 3 cm është madhësi e madhe, por më shpesh i shohim 5 ose 6 cm , por nëse bëhet 6 cm vjen me shenja më të mëdha se sa kaq, ngel në shtrat, rri si i hutuar urinon pa vetëdije, del zhveshur jashtë. Në të tilla raste është vonë për të shpresuar për përmirësim”,-tha shefi i kirurgjisë.
Vetëm në shërbimin e neurokirugjisë në QSUNT, kryhen rreth 2000 operacione në vit, nga të cilat gjysmat janë menginioma dhe kancer të trurit. Mjekët e këtij shërbimi e kanë nisur vitin 2025, me një ndërhyrje urgjente, për heqjen e tumorit tek një fëmijë 5-vjeçar, i cili falë ndërhyrjes në kohë, tashmë ka lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve për të kufizuar fuqitë e luftës është jopatriotike
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin