English

Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por…

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Enkel Kallushi është një nga mjekët e shumte shqiptare qe na bejne krenare per sukseset dhe karrieren e tyre jashte vendit. Qe prej vitit 2000 ai punon si kardiokirurg ne Itali ku ka shpetuar qindra jete njerezish me punen e tij.

- Advertisement -

Pas 2 viteve specializim per kirurgji te pergjithshme ne  QSUT ai u dergua ne Massa e Bergamo per dy vjet bashke me disa kolege per trajnim dhe master ne kardiokirurgji, kardiologji dhe reanimacion. Me pas vazhdoi njohjen e titullit shqiptar, pra konvertimin e diplomes se mjeksise ne universitetin e Pizes dhe ne vazhdim beri dhe specializimin ne kardiokirurgji gjithmone prane universitetit te Pizes duke punuar ne Ospedale del Cuore di Massa te Italise ku vijon edhe sot.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tregoi se kur u largua nga Shqipëria QSUT ishte në gjendje të mjeruar dhe në Itali u përball me një realitet krejt tjetër.

Mjeku Kallushi u shpreh se vendimi për t’u larguar nga vendi dhe familja nuk ishte e lehtë, por kthesa që mori karriera e tij në Itali i dha të drejtë për zgjedhjen e bërë.

“Tani kam vënë re që edhe aty ka shumë ndryshime dhe shumë gjëra janë përmirësuar. Nuk duhet të harrojmë që puna e mjekëve ka një lloj disipline ushtrie, dhe bashkëpunimi ka rregulla dhe një lloj hierarkie që duhet ndjekur. Ishte një vendim i vështirë, është gjithmonë e vështirtë të lësh vendin tënd, miqësitë. Nëse do ma thoshit prapë sot, ndoshta do ta mendoja mos ta bëja më, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë për zgjedhjen që bëra”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?