Gazetari i “Daily Express”: Nuk jam dakord që shqiptarët janë kriminelë në Britani
Gazetari Zak Graner Puriks ishte këtë të martë në një lidhje direkte për “People” në Euronews Albania ku ka komentuar rreth të dhënave të publikuara në Mbretërinë e Bashkuar ku thuhet se shqiptarët zënë vendim më të lartë sa u përket krimeve.
Ata listohen në krye të tabelës së krimeve vendosen shqiptarët si kombësia më e mundshme për t’u arrestuar, të ndjekur nga afganët, irakianët, algjerianët dhe somalezët.
Sipas gazetarit të Daily Express është një numër i vogël shqiptarësh që jetojnë në Britani të cilët janë përfshirë në krime, ndaj nuk duhet parë i gjithë komuniteti i shqiptarëve si të rrezikshëm.
“Mendoj se nuk është e drejtë. Kam qenë në Shqipëri disa herë dhe nuk mund të them që nuk është një vend i sigurt për gratë. Kjo nuk përfaqëson shqiptarët. Problemi është se kush ka ardhur nga Shqipëria në Angli, fatkeqësisht është një numër i vogël i popullsisë që mund të jetë i prirur të përfshihet në episode kriminale të cilat ju i përmendët.
Shtëpitë e barit janë një fenomen shumë i përhapur te shqiptarët, ndaj shikojmë edhe shifra të tilla. Disa që kanë hyrë vitet e fundit mund të jenë akuzuar për ngacmime apo krime të tjera, por nuk jam dakord që shqiptarët të cilësohen si kriminela”,-u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona