Mbërrin në Tiranë zyrtari i lartë i SHBA: Mezi pres të punoj me partnerët tanë

8 Janar 2025 | 19:31

Ka mbërritur sot në Shqipëri zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma.

Zyrtari i lartë u prit në aeroportin e Rinasit nga zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë.

Në një reagim në rrjetin e tij social Verma shkruan:

“Mbërrita në Shqipëri! I emocionuar që jam këtu dhe nis këtë udhëtim. Peizazhi është befasues dhe mezi pres të punoj me partnerët tanë”.

Ai pritet që gjithashtu të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Kosovë dhe Serbi gjatë turit të tij ballkanik që pritet të zgjasë deri në 11 janar.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026