Liverpool thyhet në Kupën e Ligës, humbja e parë në 25 ndeshje

9 Janar 2025 | 10:09

Tottenham ka triumfuar në përballjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës përballë Liverpool-it, ndërsa gjithçka u vendos nga një gol i Bergwijn, që mjaftoi për ta mbyllur me fitore në shtëpi. Me një paraqitje më pozitive se kundërshtari dhe dominuese, ashtu si më herët gjatë këtij sezoni, Liverpool-i nuk ia doli dot të marrë rezultatin që donte, duke shënuar humbjen e parë në 25 përballjet e fundit, ku konkretisht numëron edhe 20 fitore dhe 4 barazime, një rekord absolut nga të besuarit e Klopp.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por rastet nuk munguan. Në fraksionin e dytë, Tottenham-i ishte më i saktë në daljet përpara, ku në minutën e 76’ realizoi me Solanke, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Më tej, do të ishte sërish ish-lojtari i Liverpool-it që do të asistonte për 18-vjeçarin Bergwijn, i cili u kthye në hero duke shtangur portierin kundërshtar me një gjuajtje të saktë nga brenda zonës.

1-0 dhe gjithçka do të vuloset në duelin e kthimit në Anfield, ku asgjë nuk është e pamundur, pasi Liverpool-i ka ditur më herët të përmbysë disavantazhet e ndeshjes së parë. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Newcastle dhe Arsenal-it, ku në ndeshjen e parë fituan qymyrxhinjtë 2-0.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026