“Evropa, parajsë e populistëve”, ish-këshilltari i Trump: Paratë e Musk do…
Pasuria e miliarderit Elon Musk dhe influenca e tij janë armë të rëndësishme për të përhapur më tej populizmin e stilit të Trump në Evropë.
Kështu ka deklaruar Steve Bannon, ish-këshilltar i rëndësishëm gjatë mandatit të parë të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara.
“Paratë dhe informacioni janë armët bërthamore binjake të politikës moderne dhe Musk mund t’i përdorë të dyja në një shkallë të paprecedent”, ka deklaruar Bannon për agjencinë e lajmeve “Bloomberg”.
Musk dhe Bannon janë ndër aleatët më influentë të Trump, edhe pse marrëdhëniet mes të dyve vështirë se mund të konsiderohen miqësore.
Ata janë përfshirë në javët e fundit në një debat mbi programin e vizave për specialistët e huaj, të cilat Trump i kundërshton ndërsa Musk i mbështet.
Por pavarësisht mosmarrëveshjeve, Bannon thotë se influenca e Musk do të punojë në favor të lëvizjes Make America Great Again, të cilën ai e mbështet pa rezerva.
“Unë e mbështes përfshirjen e tij pasi armiku i armikut tim është miku im”, ka sqaruar Bannon.
Sipas tij, Musk shpenzoi çerek miliard dollarë për zgjedhjen e Trump. “Dhe nëse ai përdor të njëjtën shumë parash në gjithë Evropën, ai do të kthejë çdo vend në një shtet populist. Nuk ka asnjë qeveri të krahut të majtë në Evropë që do të jetë në gjendje t’i bëjë ballë kësaj masakre”, ka thënë Bannon.
Së fundmi, Musk ka zemëruar klasën politike në Evropë pasi ofroi mbështetjen e tij për partinë gjermane të ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë dhe i dha jetë një beteje me kryeministrin britanik Keir Starmer.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump