Vranë 33-vjeçarin se u ngacmonte motrën, gjykata lë në burg vëllezërit në Shkodër

10 Janar 2025 | 11:18

Gjykata e Shkodrës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin dhe ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 2 vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, autorw të dyshuar të vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Dragoç të Postribës.

Pala mbrojtëse ka kërkuar arrest shtëpie për Klisman Hasaj, por nuk është pranuar nga gjykata.

Të dy të arrestuarit nuk kanë deklaruar asgjë në gjykatë, përballë  gjyqtares Irida Barkaj.

Dy ditë më parë Arjon Hasaj ka pranuar para hetuesve se është autori i vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç të Shkodrës. Hasaj ka marrë përsipër kryerjen e krimit dhe ka shpjeguar motivin që e shtyu drejt këtij akti të rëndë.

Hasaj pranon se vrasjen e kreu  nga një lidhje dashurie që Ramazan Mataj kishte me motrën e tij prej 6 vitesh. Ai tha se gjatë kësaj periudhe, Mataj kishte shkatërruar dy martesa të motrës së tij dhe se kishte shpërndarë video intime të saj te ish-burrat dhe persona të tjerë në fshat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026