EMRI| ILD nis procedim disiplinor ndaj prokurorit të Sarandës, ja arsyeja

10 Janar 2025 | 12:12

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj prokurorit Kledian Llaho nga Prokuroria pranë Gjykatës së Sarandës, pas një ankese nga një qytetare në faqen e ILD-së online.

Prokurori akuzohet për zvarritje të pajustifikuar të një procedimi penal dhe moszbatim të urdhërimeve të gjykatës.

Sipas hetimit, prokurori ka kryer shkelje disiplinore me dashje direkte, duke mos ndërmarrë veprime të detyrueshme për një periudhë mbi dy vjet.

Gjithashtu, si pasojë e kësaj shkelje disiplinore, është dëmtuar prestigji i figurës së tij dhe besimi i publikut te drejtësia. ILD thekson se sjellje të tilla rrezikojnë të shërbejnë si shembull negativ për magjistratët e tjerë.

Nga vlerësimet e kryera, prokurori Kledian Llaho merr masën disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës” në masën 40 % për një afat një vjeçar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026