Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim 5 persona

10 Janar 2025 | 13:14

5 persona janë shpallur në kërkim për ngjarjen në Astir. Përmes një njoftimi policia bëri me dije se lidhur me ngjarjen e një dite më parë ku një 21-vjeçare pretendonte se ishte mbajtur peng në një apartament në këtë zonë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit: S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; J. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mes personave të shpallur në kërkim janë Joni Sadikaj, Skerdi Sina dhe Ogert Alia.

Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore.

Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.

Një ditë më parë 21-vjeçarja Sajma Qordja alarmoi Policinë e Shtetit duke pretenduar se ishte dhunuar dhe po mbahej peng në një apartament në katin e tetë të një pallati pranë Unazës së Re.

Sipas deklaratës së saj para Oficerit të Policisë Gjyqësore, 21-vjeçarja u shpreh se ndjehej e rrezikuar pasi ndodhej në shoqërinë e pesë personave të tjerë, mes të cilëve tre djem dhe dy vajza. Sipas saj, të rinjtë kishin qëndruar së bashku në dy apartamente të marrë me qira nga një djalë me të cilin ajo frekuentohej. Të gjashtë personat kishin qëndruar së bashku duke filluar nga mbrëmja e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes, kohë që dyshohet se kanë konsumuar dhe lëndë narkotike.

Sipas burimeve, mëngjesin e së enjtes pesë personat e tjerë kishin zbritur për të konsumuar kafe, duke e lënë 21-vjeçaren në gjumë. Kur ajo u zgjua, gjeti në apartament dy armë dhe një jelek antiplumb, çka e frikësoi rëndë dhe shkaktoi panik. E reja filloi të shfaqte paranoja dhe të ulërinte, gjë që tërhoqi vëmendjen e banorëve të pallatit.

Pas kësaj, ajo telefonoi nënën e saj, duke pretenduar se ishte mbajtur peng dhe ishte dhunuar gjatë gjithë natës nga disa persona. Familjarët e saj, të shqetësuar nga kjo thirrje, njoftuan Policinë e Shtetit, duke raportuar se vajza e tyre ishte rrëmbyer nga persona të armatosur dhe të rrezikshëm.

Fillimisht, ishin dy efektivë të forcave të rendit që shkuan në katin e tetë të pallatit në Astir për të verifikuar situatën, por 21 vjeçarja refuzoi të hapë derën, duke thënë se ndihej e frikësuar. Edhe babai i saj, i cili ndodhej pranë forcave të policisë, ka komunikuar me vajzën përmes telefonit me video-call, por ajo nuk ka hapur derën.

Më pas, janë njoftuar forca të tjera të policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të hyrë në apartamentet, pasi situata po përkeqësohej. Pas lëvizjeve të forcave të rendit, pesë personat që shoqërohej vajza janë larguar nga zona.

Gjatë kontrollit të dy apartamenteve, policia ka gjetur dy pistoleta, një jelek antiplumb dhe ka konstatuar shenja të konsumimit të lëndëve narkotike. Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026