Ndryshon ligji për kompensimin e pronave, afatet e reja
Qeveria ndryshon afatet për të gjithë qytetarët që përfitojnë nga ligji për kompensimin e pronave.
Me projektligjin e miratuar këtë javë, procesi i shqyrtimit të dosjeve do të zgjasë për 3 vitet në vazhdim, deri më 31 dhjetor 2027, ndërkohë që afati i mëparshëm ishte data 31 dhjetor 2024.
Po ashtu, fundi i vitit 2027 është afati i ri, ku Agjencia e Trajtimit të Pronave do të vlerësojë vetëm financiarisht të gjitha vendimet përfundimtare të pavlerësuara që kanë njohur të drejtën e kompensimit, duke e shtyrë procesin me tre vite.
Afati i ri është miratuar me argumentin se është e pamundur të respektohen afatet fillestare, pasi procesi u ngadalësua për shkak të vëllimit të madh të dosjeve dhe proceseve gjyqësore.
Ndryshimet ligjore përcaktojnë se procesi i pagesës për të gjitha vendimet përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit do të përfundojë deri më 31 dhjetor 2028.
Me këto rishikime, tashmë pritet shqyrtimi i mbi 7 mijë dosjeve që janë ende pa vendim nga ATP dhe kompensimi i mbi 25 mijë vendimeve të arkivuara prej vitesh në institucion.
Në vlerë financiare, buxheti i shtetit do të miratojë çdo vit një fond financiar, jo më pak se 5 miliardë lekë, deri në vitin 2028.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona