Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, 6 veprat më të mira të vitit 2023
Këtë të premte, në një ceremoni të organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, u ndanë Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2023.
Aktiviteti, i cili u zhvillua me pjesëmarrjen e shkrimtarëve, përkthyesve dhe autorëve të ndryshëm, njohu dhe nderoi arritjet më të spikatura në fushën e letërsisë shqiptare.
Fitues i çmimit “Romani më i mirë i vitit” u shpall autori Besnik Mustafaj me romanin “Fati i marrë”, i cili u vlerësua për guximin dhe imagjinatën në krijimin e një historie “alternative”. Kjo histori, e cila ndryshon një detaj të vogël në një ngjarje historike, synon të na ofrojë një Shqipëri më të ndjeshme, ku heronjtë janë më të prekshëm dhe më njerëzorë.
“Përkthimi më i mirë i vitit” iu dha përkthyeses Ana Kove për përkthimin e librit “Daullja prej llamarine” nga Gunter Grass. Përkthimi i Koves u vlerësua për mjeshtërinë e saj në përcjelljen e thellësisë dhe satirës së mprehtë të autorit, duke ofruar një pasqyrë të fuqishme të zërit të personazhit dhe mesazhit të librit te lexuesi shqiptar.
Në këtë ngjarje, u nderuan edhe autorë të tjerë të shquar:
“Vepra më e mirë studimore e vitit” shkoi për autorin Pëllumb Xhufi për librin “Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar”, që u vlerësua për hulumtimin dhe dokumentimin e thelluar të ngjarjeve dhe sfidave të periudhës mesjetare shqiptare.
“Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” iu dha autorit Shpëtim Kelmendi për librin “Dashnia asht”, një eksplorim të hapësirave më intime të shpirtit njerëzor.
“Vëllimi më i mirë poetik i vitit” ishte për Entela Tabakun për librin e saj me poezi “Qeramikiana”, për mjeshtërimin në trajtimin e brishtësisë në poezi.
“Libri për fëmijë më i mirë i vitit” shkoi për autoren Ledjona Braho për librin “Kroni dhe Pulëbardhat”, një trajtim origjinal të temave të forta bashkëkohore në raport me fëmijët dhe prindërimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit