Ishte nën efektin e drogës në timon, arrestohet 40-vjeçari: Qëlloi e kanosi policin

11 Janar 2025 | 13:03

Një 40-vjeçar, i identifikuar si Elton Andreica (Muça) është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vorës, pasi u kap nga uniformat blu teksa drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Krahas shkeljes së parë, 40-vjeçari akuzohet gjithashtu se kundërshtoi punonjësin e Policisë, duke e kanosur për shkak të detyrës.

Ngjarja ndodhi gjatë patrullimeve të zakonshme të Policisë në fshatin “Marikaj”, teksa shërbimet e Policisë vunë re një automjet të ndaluar në mes të rrugës, i cili po pengonte qarkullimin e mjeteve. Kur punonjësit e Policisë iu afruan dhe pyetën drejtuesin e automjetit, ai reagoi duke ofenduar, shtyrë dhe kërcënuar ata, si dhe tentoi të largohej, duke goditur automjetin e Policisë.

Pas testimit për drogë, rezultoi se ai drejtonte automjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike. 40-vjeçari u arrestua dhe materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

40-vjeçari rezulton një person me precedentë të mëparshëm penal, i dënuar për “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, Policia ka sekuestruar municion luftarak që ai posedonte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026