Durim Bami kundërshton ekstradimin nga Dubai: Këta persona duan të më vrasin

11 Janar 2025 | 22:07

Gazetari Edison Vatanikaj foli në emisionin Review në Euronews Albania lidhur me procedurat për ekstradimin e Durim Bamit nga Dubai.

Sipas Vatanikajt, mbrojtja e Bamit ka paraqitur në gjykatë një listë të gjatë emrash, duke pretenduar se ata janë individët që, sipas Bamit, duan ta vrasin, dhe kjo është një prej arsyeve për të mos e ekstraduar në Shqipëri.

Vatanikaj shtoi se Durim Bami ka ofruar si provë në gjykatën e Emirateve të Bashkuara Arabe një listë personash që, sipas tij, përbëjnë një kërcënim për jetën e tij.

Po ashtu, mbrojtja ka dorëzuar materiale të përgjuara nga aplikacioni SKY ECC, që përdoret për komunikime të koduara, për të mbështetur kërkesën e tij për të mos u ekstraduar në Shqipëri.

“Durim Bami ka paraqitur si provë për të mos u ekstraduar pranë gjykatës në Emiratet e Bashkuara Arabe një listë personash që, sipas tij, duan ta vrasin, si dhe materiale nga përgjimet e SKY ECC”, tha gazetari Edison Vatnikaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026